Rama për fjalimin në Këshill të Evropës: Disave u ka rënë si rrufe në qiell të pastër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se si shkak i fjalimit të mbajtur në Këshill të Evropës, një numër i të ftuarve nuk kishin ardhur në darkën që kishte shtruar misioni i Shqipërisë në Strasburg të mërkurën e 12 tetorit

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas fjalimit të mbajtur të mërkurën para Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës ka thënë se ky fjalim disave u ka rënë si rrufe në qiell të pastër.

Rama, ndër të tjera, ka thënë se disa prej të ftuarve nuk morën pjesë në darkën e organizuar në Strasburg pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, megjithëse e kishin konfirmuar më parë.

“Nuk ndihemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndihesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve”, ka shkruar ai në Twitter.

“Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri”, ka vijuar ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës ka thënë se liderët e UÇK-së janë akuzuar pa asnjë provë të argumentuar, ndërsa bashkësia ndërkombëtare vetëm ka heshtur përballë këtij procesi.

Po ashtu, ai ka thënë se paralelja në mes të situatës në Krime të Ukrainës dhe asaj në Kosovë është e paqëndrueshme, sepse mund të ketë një analogji në mes të Ukrainës dhe Kosovës, por jo Krimesë dhe Kosovës.

Rama e ka pasur një polemikë me politikanin zviceran, Damien Cottier, i cili i tha kryeministrit të Shqipërisë se fjalimi i tij për Gjykatën Speciale flet për ndërhyrje në drejtësi.

Cottier tha se Dick Marty ka qenë një politikan i rëndësishëm për Këshillin e Evropës, teksa tha se Dhomat e Specializuara me seli në Hagë janë organ i pavarur dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në to.

“Më vjen shumë keq që ju e keni vënë në diskutim të gjithë punën e Dick Marty-t, që ka qenë asokohe raportues, i cili ka pasur reputacion të lartë dhe të kësaj salle. A mendoni që kjo është mënyra më e mirë për të punuar me këtë institucion?”, tha Cottier.

“Mbi të gjitha folët për ngritjet e dhomave të specializuara të Kosovës, të cilat janë organizëm i pavarur, ju thatë rrëzoni akuzat, ju e dini që ato janë procedura të pavarura. Ne thjesht kemi përgatitur një raport, nuk kemi bërë hetime penale, tashmë po zhvillohen hetime të pavarura. Përse doni që një asamble të ndërhyjë në procedura ligjore, ju e dini që jemi në tempullin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, vijoi ai.

Rama polemikë me politikanin zviceran: Akuza për trafikim organesh është e turpshme

 

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika