Rama për Gjykatën Speciale: Këshilli i Evropës duhet të kërkojë falje, ka zero fakte

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se nuk ka asnjë provë të vetme se ka pasur trafikim të organeve njerëzore nga ish-krerët e UÇK-së

Edi Rama, kryeminister i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur me tone të ashpra për krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku po akuzohen ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se ish-krerët e UÇK-së po mbahen në mënyrë të padrejtë në paraburgim dhe se ndaj tyre nuk ka asnjë fakt.

Rama theksoi se Gjykata Speciale është krijuar në bazë të raportit të Dick Marty-t, i cili pretendonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte bërë tregti me organe të njerëzve.

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, pretendimet e Marty-t kanë “zero argumente”.

“Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës që duhet të gjejë kurajën të dalë përballë dhe të thotë na falni. Institucione me kaq demokraci nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Ne i kemi përjetuar nën diktatin sovjetik apo ndikimit kulturor kinez. Asgjë personale”, ka deklaruar Rama.

Pretendimet se ish-krerët e UÇK-së kanë kryer krime, Rama ka thënë se janë bërë nga Rusia apo njerëz të afërt me ta.

“E di që një histori fatkeqësi jo e mirë e trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër dhe nga zëdhënës rusë, pra çfarë thashë dhe çfarë them sërish është që, duke shikuar në akuzat nuk ka asgjë, zero, apo qoftë edhe dyshime për trafikime të organeve, dhe siç e vutë re kjo gjykatë është krijuar në bazë të këtij raporti, sepse ka qenë ky raport përplot me gjepura, që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj gjykate speciale”, ka shtuar ai.

“Çfarë ne kërkojmë është që kjo ishte maskaradë përmes një sasie balte e hedhur ndaj të gjithë vendit, ndaj një shteti të pavarur dhe të gjithë luftës çlirimtare. Nuk është akuzë, nuk ka provë që ka pasur ndonjë trafikim të organizuar nga udhëheqja e çlirimtare e Kosovës e cila ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar”, ka vijuar Rama.

Këto komente kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë në konferencën e përbashkët me komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika