Rama: Për herë të parë në histori Shqipëria merr presidencën në KS

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur tejet i emocionuar që Shqipëria do të merr presidencë në Këshillin e Sigurimit. Ai ka thënë se udhëheqja me presidencën e KS-së, është përtej çdo imagjinate  

Edi Rama në OKB me Antonio Guterres, 31.06.2022

Shqipëria merr Presidencën në Këshillin e Sigurimit( KS), në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ndërsa  kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, së bashku me Ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhacka kishin udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

I pari i qeverisë Shqiptare, ka shkruar në Facebook, ku ka thënë se, ai ndjehet krenar që Shqipëria nesër e merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate” ka shkruar në Facebook Rama.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm kishte diskutuar me Ramën për programin edhe përparësitë e Presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kryeministri, Edi Rama në New York, në Kombet e Bashkuara – Me Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në OKB. 31.06.2022

“Vënia para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit ndërkombëtar, qofshin shtete apo individë, kërkon bashkëpunim të fortë të gjithë shteteve paqedashëse, duke filluar me anëtarët e Këshillit të Sigurimit”, thuhet në Komunikatën e ministrisë së punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Debati i kryesuar nga Kryeministri Rama shënon fillimin e zbatimit të planit të punës të Presidencës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Shqipëria për herë të parë do ta mbaj presidencën e Këshillit të Sigurimit gjatë mandatit të saj dyvjeçar në KS.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika