Rama për liberalizimin e vizave për Kosovën: Kjo çmenduri të marrë fund

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, rruga e Shëipërisë drejt anëtarësimit në BE, fryma e “deformuar” e zgjerimit, dhe pritja e Godosë, janë disa nga temat e prekura të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, e ka quajtur çmenduri.

Ai ka theksuar se populli i Kosovës është i vetmi në tokën e Evropës që nuk mund të lëvizë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës që nuk lejohen të lëvizin lirshëm në Evropë”.

“Është popullata e vetme në tokën e Evropës që nuk mund të lëvizë lirisht, dhe u thashë atyre a mund ta përfytyroni, ishin nën diktaturën Jugosllave, mund të udhëtonin e punonin por qysh kur u liruan çliruesit e tyre po i mbajnë peng. Ata nuk mund të lëvizin. Kjo është çmenduri, e turpshme dhe kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lëvizin lirisht”, është shprehur Rama.

Rama shpreh keqardhje për BE-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa ka shprehur keqardhjen për udhëheqësit e Bashkimit Evropianë, ka thënë se gjatë takimit ndihej mirë por njëkohësisht edhe keq.

“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE-në. U përpoqa që të them disa gjëra në takim. U thashë ndihesha mirë dhe keq që isha me ta, ndihesha mirë se jemi evropianw dhe dua të gjendemi në mes të evropianwve, por ndihesh keq sepse ende nuk mund të jemi këtu si evropianw por si miqë në një shtëpi të ndarë”.

Rama: Do të vazhdojmë rrugëtimin drejt anëtarësimit

Kryeministri Rama ëhstë deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE-.

“Me shpresën që në shekullin tjetër do të jemi anëtar”, është shprehur Rama.

Ai ka potencuar se Shqipëria është në pritje qysh prej 8 vitesh.

“Mu desh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për hapjen e bisedimeve për anëtarësim”, shtoi ai.

Rama: Fryma e deformuar e zgjerimit po shihet te Bullgaria

“Ishte shumë e rëndësishme që të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, ajo është një fatkeqësi, por është fryma e derofrmuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e derformuar”.

Kështu është shprehur kryeministri Rama teksa ka tshtuar se çështja e Bullgarisë “është një turp, një vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s”.

“Agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare e të pakërkuar nga një vend i NATO-s, si Bullgaria, për të destabiliziar një vend tjetër si Maqedonia dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësinë në një fqinjësi si e jona që është një hallkë e dobët në këtë situatë”, shtoi Rama.

“S’do ta presim Godonë”

I pari i qeverisë shqiptare, ka theksuar se në Samitin e BE-së nuk ka shkuar me idenë se do të ndodhë diçka.

“Nuk do të presim Godonë, e kam thënë më parë, nuk erdha këtu me idenë që do të ndodhte diçka, te Godoja është shumë e qartë Vlaidimir dhe Estragoni pra Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë së bashku, dhe Vladimiri i thotë Estragonit a do të lëvizim, po do të lëvizim thotë Estragoni, por është BE që thotë askush të mos lëviz. Ndërkohë që ne kemi vazhduar të lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Evropës”, shtoi ai.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika