Rama për luftën në Gaza: Thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet dhe të dalë jashtë kontrollit

"Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria mbështetë thirrjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Joe Biden për një pauzë të luftimeve në Gaza dhe të mundësohet hyrja e ndihmës humanitare.

Rama ka shkruar në rrjetin social X, se Shqipëria qëndron e vendosur “me Izraelin kundër Hamasit”, por gjithashtu ajo mbetet shumë e “shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza”.

“Është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit”, ka shkruar ai.

“Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin”, ka shkruar ai.

Kryeministri shqiptar më tej ka shkruar se “sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez”.

Në fund Rama ka paralajmruar se së shpejti do të diskutojnë me liderët botëror për kthimin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika