Rama për sulmin e fuqishëm kibernetik: Është i organizuar nga një shtet

Sipas Ramës, sulmit kibernetik ndaj sistemit të e-Albania, ishte i organizuar nga një shtete dhe jo nga një jo një grup hakerash të rëndomtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se për të mbrojtur sistemin e-Albania ishte përfeshirë dhe Aleanca Veri Atlantike(NATO), sepse sulmi kishte qenë i sofistikuar.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi”, ka thënë Rama.

Tutje ai ka thënë se Shqipëria  nuk është në gjendje që ta identifikojë se nga cili shtet ka ardhur sulmi.

Por për këtë ceshteje ka dyshime se kush mund të jetë janë dy shtetet në të cilat sipas Ramës janë duke u hetuar.

“E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit. Sepse AKSHI nuk mban të dhëna”, ka theksuar ai.

Kreu i qeverisë u shpreh se “AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit.

“Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, ka është shprehur Rama.

Qeveria shqiptare bëri të ditur të hënën se të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania dolën përkohësisht jashtë shërbimit, pas një sulmi kibernetik nga një burim i pazbuluar.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) njoftoi se sulmi kibernetik nisi të premten pasdite, pas së cilës u izoluan të gjitha infrastrukturat dhe sistemet qeveritare.

Ai nisi si një sulm tipik në të cilin hakerët u përpoqën të godasin sistemet kritike, duke synuar t’i bënin ato jo-funksionale, thuhej në deklaratë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika