Rama për takimin me kryeministrin e Shqipërisë: Përqafimi mes shqiptarësh nuk mungon asnjëherë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtuar takim vëllazëror.

Ai është shprehur i lumtur që ia ka dhuruar Ramës, “Çelësin e Qytetit”

“Takim vëllazëror, ku mikpritja e përqafimi mes shqiptarësh nuk mungon asnjëherë. I lumtur që sot i dhurova kryeministrit shqiptar, Edi Rama ‘Çelësin e Qytetit’. Jo vetëm për simbolikën që ka, por edhe për t’i treguar që dyert e kryeqytetit janë të hapura, jo vetëm për të, por për secilin shqiptar,” shkruan Rama në Facebook.

Po ashtu njoftoi që gjatë këtij takimi kanë biseduar së bashku me Edi Ramën për bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

“Biseduam për bashkëpunimin që e kemi në fusha të ndryshme si kulturë, sport e turizëm; e për Lojërat Mesdhetare si mundësi të artë, të cilën e arritëm përmes e bashkë me Shqipërinë. Faleminderit për ardhjen tuaj kryeministër!”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika