Rama për vdekjen e Berlusconit: Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë

“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”, kështu ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi të hënën e 12 qershorit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, përmes një postimi në Facebook, i ka dhënë lamtumirën e fundit.

Tutje, Rama ka thënë se i ndjeri ishte mik i shqiptarëve.

“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”,  ka shkruar Rama në Facebook.

Ndryshe, të hënën, ish-kreyministri italian ka vdekur në moshën 86-vjeçare në spitalin San Raffaele në Milano, raportuan mediat italiane.

Ai ishte një biznesmen miliarder që krijoi kompaninë më të madhe mediatike të Italisë, përpara se ta transformonte peizazhin politik të vend.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi vdes në moshën 86-vjeçare

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika