Rama për zjarrin në lagjen Emshir: S’ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar nga vendi i ngjarjes pas shpërthimit të zjarrit në një objekt banesor në lagjen Emshir.

Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë

Nga aty, Rama ka thënë se nuk ka të lënduar dhe situata është nën kontroll, duke theksuar se dëmet janë të kufizuara vetëm në aspektin material.

“Nuk ka asnjë nevojë për panik çdo gjë është në kontroll. Nuk ka rrezik më. Nuk ka të lënduar, normal janë disa persona i kanë kontrolluar se e kanë thith pak tym. Përndryshe çdo gjë në kontroll për fat të mirë… dëmet janë vetëm materiale, dy makina janë djeg, dy janë dëmtuar…”, ka thënë Rama.

Në lidhje me rastin ka njoftuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Aktualisht situata është vënë nën kontroll, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve. Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrin në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”, ka njoftuar Ahmeti për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika