Rama pozon me tri xhudistet e arta kosovare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një fotografi bashkë me tri xhudistet kampione olimpike, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në Facebook ka njoftuar se është takuar me xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në mbishkrimin e fotografisë.

Kelmendi, Gjakova dhe Krasniqi kanë fituar medalje të arta gjatë karrierave të tyre në Olimpiadë, me Kelmendin që e fitoi atë në Rio 2016, ndërsa Gjakova dhe Krasniqi në Tokyo 2020.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika