Rama premton se do të ndërtohet Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për ndërtimin e Bibliotekës dhe Memorialit “Ibrahim Rugova” si një homazh të përjetshëm për presidentin historik të Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për ndërtimin e Bibliotekës dhe Memorialit “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

Ai e cilësoi këtë projekt si një homazh të përjetshëm për presidentin historik të Kosovës, i cili udhëhoqi vendin drejt lirisë.

Rama tha se veprat e Rugovës përfaqësojnë themelet e lirisë dhe dinjitetit kombëtar, duke e përshkruar atë si më shumë se një lider, një simbol të vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen e Kosovës.

“Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova” Jam thellësisht krenar që në kryeqytet do të ndërtojmë Bibliotekën dhe Memorialin “Ibrahim Rugova”, një homazh i përjetshëm për njeriun që na udhëhoqi drejt lirisë. Veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar. Ai ishte më shumë se një lider – ishte simbol i vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen tonë”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika