Rama: Presim që ndërtimi i spitalit të Prishtinës të fillojë gjatë vitit 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në takimin e tij me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, kanë diskutuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku

Të hënën e 29 gushtit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi,  së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Në këtë takim është diskutuar për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare.

“Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi së bashku me minstrin Latifi janë dakorduar që të kenë një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika