Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur për disa ndryshime në Qeverinë që ai drejton.
Taulant Balla do të lërë drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe është propozuar që të marrë drejtimin e asaj për Marrëdhënie me Parlamentin. Në vend të Ballës, në Ministrinë e Brendshme, Rama ka propozuar Ervin Hoxhën.
Po ashtu, siç raporton Top Channel është propozuar që të largohet ministri i Financave, Ervin Mete, dhe vendin e tij ta zërë Petrit Malaj.
Ndërkaq, Niko Peleshi është propozuar të largohet nga posti i ministrit të Mbrojtjes dhe vendin e tij ta zërë Pirro Vëngu.
Për postin e kryetares së Kuvendit, Rama ka propozuar Elisa Spiropalin, e cila deri më tani ka drejtuar Ministrinë për Marrëdhënie me Parlamentin.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dha dorëheqje nga ky post të premten.
Ndërkaq, nënkryetarja aktuale e Kuvendit, Emonela Felaj është propozuar të largohet dhe në vend të saj të vijë Bledi Çuçi, aktualisht kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Që ndryshimet të miratohen, duhet të mbahet një seancë e posaçme e Kuvendit.
Rama synon organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027