Rama propozon ish-zëvendësdrejtoreshën e AKI-së në Kosovë si drejtuese të Shërbimit Informativ në Shqipëri

“Sot i paraqita presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti, Bajram Begaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar për ish-zëvendësdrejtoreshen e AKI-së, Vlora Hysenin, për drejtoreshë të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Rama beson se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

“Sot i paraqita presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Hyseni nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së AKI-së është shkarkuar në qershor të vitit 2021 nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika