Rama propozon që për veturën e parë, banorët e kryeqytetit të mos e paguajnë “Prishtina Parking”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se do t’i propozojnë Kuvendit Komunal largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezidentë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se të gjitha shërbimet komunale po përmirësohen në të mirë të qytetarit.

Përmes një postimi, Rama ka njoftuar se do t’i propozojnë Kuvendit Komunal largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezidentë.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal.

“Sot Prishtina Parking nuk i realizon shërbimet e terrenit përmes nënkontraktorëve të shtrenjtë por me mjete dhe automjete të saja. Me blerjen e automjeteve dhe pajisjeve tjera të terrenit ka arritur që t’i kursej rreth 1 milion euro për periudhën 2023-2025. Këto kursime kanë krijuar mundësinë që së bashku me Sokol Havolli, kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, t’i propozojmë Kuvendit Komunal edhe largimin e pagesës për veturën e parë për banorët rezident, sepse mundësitë financiare lejojnë këtë ndryshim dhe nuk cenojnë investimet. Rregullorja tashmë është e gatshme për votim në Kuvend Komunal”, ka shkruar Rama.

Më tej, Rama është shprehur se janë të kënaqur që për një kohë të shkurtër kanë arritur të kthejnë konceptin nga një ndërmarrje e kundërshtuar në një ndërmarrje të kërkuar nga lagjet.

“Kemi ende punë, përmirësime dhe investime për të realizuar me Prishtina Parking”, ka shtuar Rama.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika