Rama publikon të arriturat e 100 ditëshit të qeverisjes në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në 100 ditëshin e qeverisjes së tij, ka publikuar disa të arritura të cilat thotë se janë duke i bërë për transformimin dhe drejtimin e kryeqytetit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se i ka vënë në binarët e duhur shumë nga projektet e premtuara gjatë fushatës.

”Projekte nga të gjitha llojet e sektorëve: urbane, infrastrukturore, brendapërbrenda dhe rreth e qark; shëndetësore, në këto kohë sfiduese; restauruese, në linjë me vizionin tonë për Prishtinën e përjetimeve; mjedisore, për hapësira të reja të gjelbëruara; bujqësore, për ujitjen e tokave të mbjella; zhvillim rural, rekreative, për më shumë ndërveprim sportiv”, ka deklaruar ai.

Sipas Ramës, këto janë vetëm disa nga nismat e deritanishme vetëm nga ”ana e dukshme e medaljes”.

”Gjatë këtyre muajve punuam ngjeshur edhe që i gjithë kabineti të zotërojë njohje të mirëfilltë të legjislacionit në fuqi ( primar e sekondar) në fushën e vetëqeverisjes lokale. Prishtina, ndryshe nga çdo komunë tjetër, me Ligjin për Kryeqytetin gëzon status të veçantë, që përkthehet në kompetenca, por edhe në përgjegjësi të shtuara. Ky realitet përkon me ambicien tonë. Ne duam ta shtrijmë, deri në nivele kapilare, brenda dhe jashtë organit tonë vetëqeverisës, mendësinë e re – atë të Institucionit të Kryeqytetit të Republikës së Kosovës”, shtoi tutje.

Rama gjithashtu, theksoi se gjatë këtyre ditëve ka zyrtarizuar edhe partneritete të panumërta me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, me ambasadorë të huaj, me ministra e titullarë të tjerë të pushtetit qendror, si dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë e vendorë.

”Jo më pak të rëndësishme janë takimet, po aq të shumta gjatë kësaj kohe, me drejtues organizatash të ndryshme joqeveritare, pjesëtarë të komunitetit të biznesit, të artistëve, të asociacioneve sportive, fetare, e deri te ato me qytetarë”.

”Asnjë qeverisje gjithëpërfshirëse nuk mund të mendohet pa kontakte të ngushta e pa mirëbesimin e njerëzve që artikulojnë nevoja e propozime prej grupesh të ndryshme interesi, ndërkohë që veprojnë edhe si kundërpesha që ndihmon për ta mirëmbajtur baraspeshimin. Gjithçka, në fund, bëhet për interesin e përbashkët qytetar’”, ka shkruar Rama në Facebook.

Raportin e plotë të Komunës së Prishtinës mun ta gjeni KËTU.

 

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika