Sot kanë nisur sot punimet për projektin “Ndërtimi i Ishullit Urban Arbëri – Pallati i Rinisë”. E në këtë ceremoni e fillimit të këtij projekti ka marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku si dhe kryetari i komunës Përparim Rama.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk do të ndalet së vazhduari me punë deri sa Prishtina të jetë një kryeqytet modern pavarësisht pengesave nga qeveria qendrore.
“Do të jetë një park i ri që do të ndërlidh pjesën e Arbërisë ku jetojnë mbi 30 mijë banorë me pjesën e qendrës. Premtimet që i kemi bërë po i transferojmë në realitet. Benifitet janë shumë demensionale, tash e kemi edhe këtë investim me 6.5 milion euro i cili është i menaxhuar dhe financuar komplet vetëm prej buxhetit të kryeqytetit. Po vazhdojmë punët e pandalshme pavarësisht me pengesa nga qeveria qendrore, ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë me pune deri sa të kemi një kryeqytet modern”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku u shpreh i lumtur për projektet kapitale që sipas tij po ndodhin në Prishtinë, fal kryetarit Rama, që sic u shpreh Abdixhiku po e lënë një shenjë historike.
“Jam shumë i lumtur që projekte kapitale po ndodhin në Prishtinë, Përparimi po e lënë një shenjë historike. Këto pengesa që i gjeni tani në realizmin e këtij projekti nuk do t’i keni me datë 9 shkurt me qeverisjen e re të Kosovës. Përparim bëhuni gati edhe për tri projekt të mëdha, bëhuni gati për unazë e kryeqytet, investim nga qeveria qendrore, bëhuni gati për stadiumin e ri kombëtar në Bernic të Prishtinës, bëhuni gati për spitalin e ri kombëtar që do të vendose në Prishtinë. Do të keni mbështetjen e qeverisë së ardhshëm timen si kryeministër”, ka thënë Abdixhiku./EO/