Rama reagon sërish për kontratën e “Sunny Hill Festival”

Përparim Rama ka reaguar për kontratën e cila është theksuar se në kontrat është deklaruar që festivali Sunny Hill ta merret toka në pronësi për 99 vite, dhe për këtë Rama ka tha se nuk është cekur kështu

Përparim Rama flet sërish për kontratën me “Sunny Hill”

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama është duke u marrë përsëri më qështjen e kontratës së Sunny Hill Festivalit.

Datën e 28 qershorit ditën e hënë Kryetari Përparim Rama  ka folur rreth qështjes për kontratën e “The Sunny Hill”

Ai ka treguar se për sa vitë është dhënë e drejta e shfrytzimit të tokës në Bërnicë të Poshtme për festivalin “Sunny Hill”

Rama ka deklaruar se sipas draft-kontratës, festivali do ta shfrytëzonte pronën prej 17 hektarësh deri në 99 vjet, dhe jo për kaq vite.

Pasi sipas tij, pas 25 vitesh vendoset nëse do t’i zgjatet festivalit edhe 25 vite të tjera, për të cilën ka theksuar se janë disa kushte.

“Draft-kontrata thotë aty që “Sunny Hill” raporton çdo 6 muaj në Kuvend, çdo vit duhet me ndodhë festivali i nivelit të Dua Lipës, nëse tri vite me radhë nuk ndodh atëherë toka i kthehet Komunës. Pika tjetër thotë se në vitin 25, nëse çdo gjë është mirë, i konvenon dy palëve prapë Komuna mundet me vendos që t’ia kthej tokën vetes nëse mendon që nuk po përdoret për të mirën e kryeqytetit apo ka një plan program për investime tjera, duke i dhënë pesë vite festivalit që të gjejë një vend tjetër. Pra teknikisht 30 vite. Në 25 vite vendos, që jemi në rregull, atëherë shkon +25, +25 deri në maksimum 99 vite. 99-vitëshi është një element, nëse krejt Kosova e ka harru atë tokë, i kthehet automatikisht. Nuk është vetëm në 99 vite edhe është kryer puna”, tha kryetari Rama.

Gjithashtu deklaroi se e ka ulur nga 22 hektarë në 17 hektarë që t’i jepen “The Sunny Hill ” SH.P.K.

“Atë 99 nuk e kam sjell unë, e kam gjetur. Kam bërë më të mirë më të mirën për kryeqytetin”, tha ai. “Unë nuk e shoh si problematike çështjen e 60-ditëshit të kalendarit, është e mjaftueshme”shtojë ai.

Si dhe vlenë të theksohet se javë më parë është anuluar në Prishtinë dhe është vendosur në Tiranë ndërsa ditë më vonë është bërë e ditur se festivali do mbahet edhe ne Tiranë edhe në Prishtinë përsëri.

Rama: Mosmbajtja e “Sunny Hill” në Prishtinë, pasojë e zvarritjes së qeverisë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika