Rama: Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas aksidentit ndërmjet trenave në Greqi. Ai ka thënë se është lajm i keq që të dëgjojë që shumë njerëz në shtetin fqinj të Shqipërisë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe u bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”,  ka shkruar kryeministri shqiptar në Twitter.

Po ashtu, për këtë rast ka reaguar dhe kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka.

Ministrja e Punëve të Jashtme e ka ngushëlluar shtetin fqinj të saj, Greqinë, për humbjen e jetëve si pasojë e këtij aksidenti të tmerrshëm që ka ndodhur të martën e 28 shkurtit.

“E dhimbshme humbja e jetëve në Greqi. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e aksidentit vdekjeprurës të trenit dhe familjet e tyre”, ka shkruar në Twitter ajo.

“Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë!”, ka përfunduar Xhaçka.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika