Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.
Kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë.
Gjithashtu, Shqipëria do të presë 44 liderë evropianë më vitin 2025 në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Sipas kreut të qeverisë, zhvillimi i këtyre samiteve të rëndësishme në Tiranë as nuk mund të imagjinoheshin më parë.
“Shqipëria vitin tjetër do të mikpresë liderët e 44 vendeve evropiane nga Britania në Ukrainë apo nga Suedia e Norvegjia në Turqi vitin e ardhshëm në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Sa e rëndësishme është për ne që jemi një vend i vogël që të përfaqësohemi me volumin më të lartë të ambicies dhe aftësisë për të qenë të respektueshëm, na jep mundësinë që ne të jemi mikpritës i Samitit të NATO-s vitin 2027, as që mund të imagjinoheshin vite më pare”, ka thënë Rama, shkruan TCh.
“Tirana Diplo 2024” titullohet konferenca e ambasadorëve, e cila nisi sot punimet në Tiranë.
Në konferencën, e cila do të zhvillohet deri në 28 gusht, përveç kryeministrit Rama, marrin pjesë ambasadorë, krerë të posteve konsullore, si dhe janë të ftuar personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.