Rama: Së shpejti nis ndërtimi i spitalit të kryeqytetit

"Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit. Një projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës", ka njoftuar Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot kanë diskutuar detajet e fundit të projektit për spitalin e kryeqytetit.

Rama ka thënë se ky spital do të bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.

“Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit. Një projekt i shumëpritur që do ta bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Tutje, Rama ka thënë se repartet e këtij spitali do të jetë me standarde evropiane.

“Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi”, ka vijuar ai.

May be an image of floor plan and text

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika