Rama: Kosova dhe Serbia, në pikën më të afërt për arritjen e një marrëveshjeje historike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë tanimë në pikën më të afërt për arritjen e një marrëveshjeje

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë tanimë në pikën më të afërt për arritjen e një marrëveshjeje.

Kryeministri shqiptar, në një intervistë për BBC News ka thënë se situata aktuale në veri është provokuar së pari nga serbët, që kanë braktisur institucionet e pastaj nga autoritetet e Kosovës “që këmbëngulën për vendosjen e këtyre kryetarëve në ndërtesa bosh”.

Rama është shprehur se Kosova dhe Serbia falë Kurtit dhe Vuçiçit janë tanimë në pikën më të afërt për arritjen e një “marrëveshjeje historike”.

Ai ka thënë se udhëheqësit në Komunitetin Politik Europian në Moldavi, kanë pasur bindje të patundur, sidomos presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz se kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb duhet të ulen njëherë e mirë, të arrijnë marrëveshjen dhe ta zbatojnë atë.

Ai ka thënë tutje se është koha për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shtuar se Kosova duhet t’i japë Serbisë Asociacionin dhe të drejtën e kishës ortodokse serbe që të ketë aktivitetin e saj brenda Kosovës dhe që Serbia të heqë dorë dhe të kuptojë që Kosova ka ikur dhe të pranojë njohjen e ndërsjellë.

Ndryshe, protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale. /KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika