Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka shkarkuar Bledi Çuçin nga pozita e ministrit të Brendshëm dhe, për këtë pozitë ka propozuar Taulante Ballën.
Përmes një postimi në Twitter, Rama, ka bërë me dije se të hënën do të ia dorëzojë presidentit, Bajram Begaj këto propozime.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Rama në Twitter.