Rama shkon në Shtëpinë e Pleqëve: Për çështje sigurie banorët i dërgojmë në hotel

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shkuar në vendin e ngjarjes pasi zjarri përfshiu një pjesë të shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë, dhe ka njoftuar se të njëjtit do të dërgohen në hotel

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shkuar në vendin e ngjarjes pasi zjarri përfshiu një pjesë të shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë.

Në një deklarim për media, Rama tha se për çështje sigurie banorët është dashur të evakuohen, teksa shton se do të dërgohen në hotel.

Ai shtoi se kjo është bërë për çështje sigurie dhe ambientit të tymosur, duke shtuar se të gjithë banuesit janë mirë.

“Të gjithë janë mirë në aspektin shëndetësor, mjekët janë këtu për të konfirmuar se të gjithë janë mirë. Isha në inspektim së bashku me ekipin dhe vendosëm për çështje sigurie që banorët sot me i largu dhe me i dërguar në një hotel”, ka deklaruar Rama.

Arsyeja e zjarrit ende nuk dihet zyrtarisht, por Rama thotë se po dyshohet që nga ndezja e një cigare nga një i moshuar është djegur një batanije ku më pas zjarri është përhapur.

“Hetimet janë në vazhdim e sipër, por po flitet se një i moshuar ka ndezur një cigare dhe ka ndezur një batanije, por edhe ky version nuk është 100% i sigurt”.

Sa i përket gjendjes së të moshuarve, Rama thotë se vetëm njëri është dërguar në QKUK, pasi sipas tij, ai edhe më parë ka pasur probleme.

“Të tjerët do t’i evakuojmë në hotel pasi zjarri ka shkaktuar tymosje dhe edhe tymi mund të dëmtojë shëndetin e tyre”, ka deklaruar tutje Rama.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika