Rama shpjegon se pse e ka përdorur imazhin e tij në fushatë më shumë se të kandidatëve për kryebashkiakë

"Fushata është modeste nga pikëpamja e shpenzimeve, shumë më modeste se në të shkuarën. Ishte e ndarë në dy faza, një fazë e parë pa takime të mëdha, takimet kanë qenë të gjitha shumë spontane"

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar se pse është përdorur imazhi i tij në fushatën zgjedhore që po mbahet në Shqipëri më shumë sesa imazhi i kandidatëve për kryebashkiakë.

Sipas Ramës, kandidatët për kryebashkiakë bëjnë fushatë çdo ditë në cepat e bashkive të tyre, por kjo zë pak vend në media në krahasim kur bën fushatë vetë ai.

“Ky është një dimension i këtyre zgjedhjeve që nuk mund të neglizhohet, sepse nuk është thjesht një çështje, do të shkojmë aty, do të zgjedhim një kryetar bashkie dhe patjetër kur vjen puna në nivelin e zgjedhjes së kandidatëve, kandidatët bëjnë fushatë çdo ditë në të gjithë cepat e bashkive të tyre, drejtuesit tanë politikë bëjnë fushatë çdo ditë në të gjithë cepat e bashkive të tyre dhe natyrisht flasin shumë për çështjet e komunitetit, por ato zënë pak vend në media”, ka thënë Rama për “Euronews Albania”.

Rama, gjithashtu, komentoi ecurinë e fushatës dhe premtimin për një fushatë pa shumë shpenzime.

“Fushata është modeste nga pikëpamja e shpenzimeve, shumë më modeste se në të shkuarën. Ishte e ndarë në dy faza, një fazë e parë pa takime të mëdha, takimet kanë qenë të gjitha shumë spontane. Tani është faza e takimeve përmbyllëse që janë takime të mëdha, por përsëri nuk ka tribuna, ekrane, shpenzime të mëdha, kështu që faktikisht, ajo që e bën mbase të duket shumë e madhe si fushatë është prania e njerëzve, nuk ka asgjë të madhe nga pikëpamja e shpenzimeve”, ka theksuar Rama.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika