Rama shtron darkë në Pallatin e Brigadave për biznesmenët kosovarë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shtruar darkë në Pallatin e Brigadave për mbi 50 biznesmenë nga Kosova. Qëllimi i kësaj darke është rritja e ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve

Kryeministri shqiptar, Edi Rama së bashku me mbi 50 biznesmenë nga Kosova, Pallati i Brigadave, Tiranë, 20 korrik 2022

Vetëm një muaj pas vizitës në Kosovë, ku dhe është takuar me biznesmenët kosovarë, Rama u ka bërë një mikpritje falënderuese përfaqësuesve të sipërmarrjes së Kosovës në Pallatin Presidencial në Tiranë.

Darka e shtruar në Pallatin e Brigadave është vazhdimësi e idesë dhe qëllimit të shprehur nga kryeminsitri Rama për rritjen e ndërveprimit ekonomik midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne jemi shumë të interesuar që të kemi një pjesëmarrje shumë më të madhe të sipërmarrjes shqiptare të Kosovës në Shqipëri”, kishte thënë Rama në takimin e qershorit me biznesmenët kosovarë.

Duke nënvizuar vlerën e rëndësishme të investimeve në biznes, duke përfshirë edhe ato të huaja, Rama kishte vënë theksin veçanërisht te bizneset shqiptare, ngaqë sipas tij, “duhen në ekonominë shqiptare, kampionët shqiptarë”.

Kryeministri shqiptar u kishte premtuar biznesmenëve kosovarë se do të punojë fort që të hiqen tarifat doganore për të gjitha eksportet e Kosovës në Shqipëri, duke i quajtur “të panevojshme” dhe me “impakt financiar të parëndësishëm”, krahasuar me ndikimin e rëndësishëm në ekonomi.

Dhe më 6 korrik, qeveria shqiptare ka marrë vendim që kjo të vihet në zbatim. Ministria e Financave e Shqipërisë vendosi që t’i heqë barrierat doganore për të gjitha produktet me origjinë nga Kosova, edhe pse kjo e fundit nuk është pjesë e Ballkanit të Hapur.

Një nismë tjetër e kryeministrit Rama, që ka kaluar pa marrëveshje në takimin e fundit midis dy qeverive në Prishtinë, lidhej me marrjen e statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar, që po ashtu bën pjesë në dakordësimet brenda Ballkanit të Hapur, përmes projektit “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”.

Kryeministri Rama, po ashtu, ka ftuar biznesmenët kosovarë që të jenë më të hapur për investime në sektorin e turizmit në Shqipëri, duke u premtuar lehtësira në realizimin e investimit të tyre.

Takimet e kryeminsitrit shqiptar me udhëheqës biznesesh dhe mediash në kërkim të unifikimit të tregut po shpeshtohen vazhdimisht, teksa kryeministri Albin Kurti vizitat dhe takimet po i bën jashtë vendit, duke shmangur biznesmenët kosovarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika