Rama: S’kam pasur asnjë konsultim me Kurtin, nuk jam babai i Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria Kurti nuk ka zhvilluar asnjë komunikim me qeverinë shqiptare për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Në emisionin “Opinion”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pasë asnjë kërkesë për konsultim lidhur me situatën në fjaklë.

Rama tha se as vet nuk do tentojë të zhvillojë bisedime me Kurtin për këtë çështje, madje tha se në Moldavi ka takuar Kurtin dhe Vjosa Osmanin, por nuk kanë folur për situatën e krijuar nga veri të Kosovës.

“Jam takuar me Kurtin dhe Osmanin, por nuk kemi pasë diskutime për këtë çështje, pasi janë ata që vendosin nëse duhet t’i diskutojnë apo jo. Nuk kam marrë dhe e shoh se çfarë po ndodh, nuk është se ata janë fshehur dhe janë të qartë në atë që thonë. Nuk kemi pasë komunikim, pasi është një çështje që është përgjegjësi e kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe Presidencës së Kosovës, janë ata që vendosin nëse duan apo jo të flasin për këtë çështje”.

“Nuk jam unë ai që u them ore çfarë do bëni. Ju po e thoni vet në më mënyrën tuaj atë që unë thash në mënyrën time. Kosova është konsultuar kur ka dashur dhe nuk tani nuk ka kërkuar të diskutojë këtë gjë me mua dhe është në të drejtën e vet pasi është shtet më vete. Ne nuk jemi fare indiferent. Nuk ka pasë një diskutim se nuk e kanë kërkuar dhe nuk jam unë ai që duhet tua dërgoj një diskutim të tillë. Janë ata që janë në krye të një shtetit demokratik dhe nuk jam unë babai i Kosovës. Është e drejta e tyre që mos të konsultohen dhe është e drejta e tyre që të na bëjnë me dije edhe nëpërmjet mediave”,-tha Rama./Opinion.al/

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika