Rama: S’mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, derisa s’lirohen tre policët

Në një konferencë për media, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka deklaruar se mbajtja e tre policëve të kidnapuar nga forcat policore serbe me ditë të tëra në burg, është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Ai ka theksuar se ata nuk kanë kryer asnjë krim, gjersa përsëriti thirrjen e tij për lirimin e menjëhershëm të tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk mund të ketë normalitet në mes të Shqipërisë dhe Serbisë, për aq kohë sa kjo e fundit vazhdon të mbajë nën arrest tre zyrtarët e Policisë së Kosovë.

Në një konferencë për media, Rama ka deklaruar se në një shtet me legjislacion demokratik, tashmë tre policët do të duhej të ishin të lirë.

“Nuk ka asnjë mundësi që të ketë përparim në dialog apo në deeskalim konkret, pa kthimin e tyre në shtëpi. Madje nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet e Shqipërisë e Serbisë, për aq kohë sa Serbia nuk i jep fund heqjes së lirisë tre policëve të cilët nuk kanë kryer asnjë krim. Edhe nëse kanë kaluar vijën e kufirit, ta ndërmarrim të mirëqenë këtë pretendim, dihet botërisht se në çdo legjislacion demokratik, për kalim të paligjshëm të kufirit njerëzit arrestohen, pyeten dhe kthehen mbrapsht, me masën e ndalimit të hyrjes në një kohë të caktuar. Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme”, ka deklaruar Rama.

Ai ka thënë se, njëherit, shqetësuese mbetet edhe përpjekja për ta mbuluar këtë veprim e që Rama e cilësoi si “lajthitje shtetërore”

“Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajte pa asnjë të drejtë të policëve në burgun e një shteti tjetër dhe ngritur zërin për arrestimin në veri të individëve të caktuar nga forcat policore të Kosovës është tejet shqetësuese”, ka deklaruar ai.

Tutje, Rama ka përsëritur thirrjen e tij për lirimin e menjëhershëm të policëve, veprim i cili sipas tij nuk paraqet një argumentim për arrestimet në veri që Serbia i konsideron të natyrës arbitrare.

“Nëse Serbia ka pretendime për arrestime arbitrare në veri, këto pretendime nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë në Serbi, por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar, EULEX-in, KFOR-in, duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike, që është marrëdhënia e cila duhet normalizuar, që është marrëveshja e cila duhet finalizuar. E përsëris apelin për lirimin e mënjëhershëm të policëve, pa kushte, jo vetëm sepse është një shkelje e të drejtave të njeriut, që nuk mund të minimizohet në asnjë mënyrë, pa u kthyer në shtëpi ata tre burra, nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e deeskalimit”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika