Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Francë. Takimi, i cili është pjesë e agjendës së Ramës për ditën e dytë të vizitës, pritet të fillojë në orën 12:30 me një ceremoni zyrtare.
Pas ceremonisë, në orën 13:00, Rama do të udhëtojë drejt Pallatit Elysee, ku do të pritet nga presidenti Macron. Ata do të mbajnë një deklaratë për shtyp.
Në vijim të takimit, në praninë e kryeministrit Rama dhe presidentit Macron, do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Francës.
Në përfundim të këtyre aktiviteteve, në orën 14:45, kryeministri Rama dhe presidenti Macron do të zhvillojnë një takim privat, duke thelluar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve.