Tensionet në veri/ Rama: Sulmet mbi EULEX-in dhe policinë e Kosovës janë të dënueshme, BE të thërrasë urgjent tryezën e dialogut

Edi Rama ka thënë se Sulmet mbi “EULEX-in janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës”

Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmet mbi EULEX-in janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu sic është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës.

Rama theksoi se se rishfaqja e barrikadave në veri të Kosovës bie ndesh me çdo lloj fryme dialogu e jo vetëm që nuk zgjidh asgjë por komplikon më shumë.

“ Sulmet mbi @EULEXKosovo janë të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës, bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë, po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ai tha se shtyrja e vendime nga ana e presidentes Vjosa Osmani është një sinjal kuptimplotë, e këtij sinjali sipas Ramës duhet t’i përgjigjen autoritet e Beogradit me të njëtën frymë.

“Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizues”, ka shtuar Rama.

Sipas Ramës, Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdo qofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor. BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika