Rama takohet me drejtuesin e kompanisë së teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric” në Japoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe në ditë e dytë të vizitës së tij zyrtare në Japoni i ka vazhduar takimet me kompanitë e teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.

“Mirëmëngjesi dhe me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërsa, në ditën e parë të vizitës, i pari i qeverisë së Shqipërisë është mirëpritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe me grupin parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri.

“Me Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda dhe grupin parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri”, ka qenë mbishkrimi i fotografive të publikuara nga kryeministri Edi Rama.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika