Rama takohet me kandidatin e propozuar për president

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është takuar me kandidatin e propozuar për president Bajram Begaj, i cili edhe e ka pranuar propozimin që i është bërë

Edi Rama dhe Bajram Begaj

“Hajde zotëri president mirë se erdhe”.

Janë këto fjalët e para të  kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, drejtuar Bajram Begajt, kandidatit të propozuar për president nga partia në pushtet, me të cilin e ka zhvilluar një takim ditën e premte në zyret e kryeministrisë.

Begaj i cili është Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, e ka falënderuar kryeministrin Rama, duke thënë se nëse zgjidhet president do të jetë gjithmonë në nivel të detyrës.

“Faleminderit kryeministër është vlerësim shumë i madh të jem president. Do të  përpiqem të jem personi i duhur për atë që përfaqëson ky post, do të jem në lartësinë e detyrës, do të jem i përgjegjshëm në kryerjen e detyrës, vijë nga ushtria dhe mjekësia janë të dyja profesione shumë të mira të përkushtuara.  Nëse do të votohem do jem i lumtur ta kryej detyrën me dinjitet”, ka thënë Begaj.

Rama, e falënderoi atë për pranimin e propozimit, dhe tha se të gjithë pjesëmarrësit në mbledhjen e së premtes ku edhe u vendos që Begaj të propozohet për president, kishin fjalë të mira për të.

Ai u shpreh, se Begaj, i ka cilësitë e duhura për ta nderuar institucionin e presidentit.

“Të gjithë që morën fjalën, folën me respekt e me bindje se ju do ta bëni gjënë e duhur në atë detyrë. Uroj të keni deri në fund besnikërinë që ju karakterizon ndaj shtetit, atë respekt ndaj ligjit, dhe forcën e huamizmit që e karakterizon të gjithë forcën e armatosur. Këto cilësi janë të mjaftueshme për të besuar se ju do ta merrni shpejt përmasën e detyrës dhe do ta mishëroni atë simbolikë të identitetit kombëtar, që është adn e forcave të armatosura”, ka thënë kryeministri Rama.

Mbledhja e PS-së, ku po diskutohej për pozitën e presidentit, zgjati më shumë se dy orë, dhe sipas kryeministrit Rama, u diskutuan rreth 26 kandidatura të mundshme. Sipas Ramës, u eliminuan të gjithë ata kandidatë që kishin lidhje me Partinë Socialiste, edhe pse sipas tij ishin njerëz me kredibilitet.

Kandidatura e Bajram Begajt të shtunën do t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit, ku do të nevojiten 20 nënshkrime, që të marrë të drejtën të futet në votim për deputetët.

Nëse zgjidhet si president, ai do të bëhet presidenti i tretë që vie nga bota ushtarake, pas Alfred Moisisut dhe Bujar Nishanit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika