Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e tretë të vizitës së tij në Japoni ka vizituar komunitetin shqiptar në Tokio.
Më tej, kryeministri shqiptar ka vlerësuar Japoninë si një vend mahnitës dhe mikpritës.
“Albanian Day në Tokio ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi”, ka shkruar Rama.
Rama në Japoni prezanton vizonin e Shqipërisë, para investitorëve japonezë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se në shtetin e Japonisë, ka propozuar vizionin e Shqipërisë për vitin 2030.
Sipas Ramës, qëllimi i këtij prezantimi ishte rritja e investimeve japoneze në Shqipëri.
“Në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, ku prezantuam vizionin Shqipëria2030 si edhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri”, ka shkruar në Facebook.
Më tej, i pari qeverisë shqiptare ka theksuar se në Japoni janë prezantuar edhe produktet e prodhuara në Shqipëri.
“Ishin të pranishëm disa prej sipërmarrësve shqiptarë të produkteve Made in Albania prezent në tregun japonez”, ka shtuar Rama.