Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në SHBA.
Rama ka ndarë foto mëngjesin e së premtes në rrjetin social Facebook, ku ka pozuar së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, me presidentin SHBA-ve, Joe Biden dhe me bashkëshorten e tij, Jill Biden.
“Foto e ditës” ka shkruar shkurtimisht kryeministri Rama.
Kryeministri shqiptar ndodhet në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.