Rama takohet me Presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Të hënën e 4 korrikut, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me Presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Kancelarin dhe Kryeprokurorin e kësaj gjykate. Vizita e Ramës në Holandë do të mbyllet me takimin e tij me kryeministrin holandez, Mark Rutte

Takimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në Facebook se të hënën e 4 korrikut në Hagë është takuar me Presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Kancelarin dhe Kryeprokurorin e kësaj gjykate.

“Hagë – Me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe Kancelarin Pieter Lewis, si dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan”, shkruan Rama.

Rama gjatë kësaj vizite ka zhvilluar një bashkëbisedim në qendrën “De Balie”.

Në këtë qendër Rama ka folur rreth jetës dhe karrierës së tij. Fokusi i bashkëbisedimeve ishte te integrimi i Shqipërisë.

Pamje të takimit Rama-Khan

Në këtë takim kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe zhvillimet e fundit në këtë aspekt.

Vizita e kryeministrit Rama në Holandë do të mbyllet me takimin e tij me kryeministrin holandez, Mark Rutte.

Temat që pritet të diskutohen në këtë takim janë, bashkëpunimi mes Holandës dhe Shqipërisë, lufta në Ukrainë dhe çështja e marrëdhënieve evropiane me Ballkanin Perëndimor.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika