Rama takohet me Princin e Kurorës Saudite në Athinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka thënë se kryeministri i Shqipërisë dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, janë duke shqyrtuar mundësinë e investimit të 300 milionë eurove në shtetin e Shqipërisë

kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz

Në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz. Princi i Kurorë Saudite ka folur për eksplorimin dhe mundësinë e investimeve në Shqipëri që kapin vlerën 200-300 milionë dollarë.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi që e kanë bërë Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudit.

“Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur Shqipërinë me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i Investimeve Publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë”, thuhet në njoftim./A2 CNN.

Gjithashtu, në postimi thuhet se kryeministri shqiptar, Edi Rama  është  takuar me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Athinë, dhe palët kanë diskutuar për  marrëdhëniet miqësore dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Fusha të diskutimit kishin qenë partneriteti ekonomik në mes të të dyja shteteve, fuqizimi i bashkëpunimit në fushën politike, rritjen e investimeve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika