Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit, shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey.
Rama, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se e uroi Hennessey-in për marrjen e detyrës dhe e ka falënderuar për mbështetjen që ia ofron kryeqytetit dhe gjithë vendit.
Rama ka njoftuar, gjithashtu, se ata biseduan për avancimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme, si siguria e drejtësia dhe arritja e barazisë së qytetarëve.
“Rritja e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës është shumë e rëndësishme pasi Republika e Kosovës është në fazën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës” ka shkruar ai.
“Prishtina po bëhet gati për festën e anëtarësimit”, ka përfunduar Rama.