Rama takohet me udhëheqësit e Katarit, i fton ata për ta vizituar Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Katar për një vizitë zyrtare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Katar për një vizitë zyrtare.

Sipas njoftimit të Ramës, thuhet se është takuar me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, dhe Kryeministrin, Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman Bin Jassim Al Thani.

Rama ka shkruar se gjatë këtij takimi të përbashkët kanë diskutuar rreth mundësive të shkëlqyera për investim në Prishtinë dhe në tërë Republikën e Kosovës.

Madje Rama, gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa Jassim Al-Kuwari, e ka ftuar të vizitojë Prishtinën dhe për të diskutuar mbi mundësitë e financimeve të projekteve të shumta në kryeqytet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika