Rama takon Begajn, flasin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë e ndryshimet e ambasadorëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar të premten e 6 janarit me presidentin e vendit Bajram Begaj, me të cilin, siç njofton Rama, kanë biseduar për misionet diplomatike

Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të premten e 6 janarit është takuar me presidentin Bajram Begaj. Në këtë takim, siç njofton Rama, është diskutuar për përgatitjet për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve.

Ndërsa këto i ka quajtur misione diplomatike të tyre.

“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, ky takim erdhi vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë mbajti një mbledhje maratonike prej 16 orësh me kabinetin qeveritar.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika