Rama takon kryeministrin e Izraelit, diskutojnë për sigurinë kibernetike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit midis dy palëve në fushën e sigurisë kibernetike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Izrael është takuar me kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka ndarë disa fotografi gjatë takimit me kryeministrin Lapid, ku ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit midis dy palëve në fushën e sigurisë kibernetike.

Pos kësaj, Rama ka potencuar se në takim është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, ka shkruar Rama.

Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama me kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid

Ndërkaq, sipas së përditshmes izraelite “Jerusalem Post”, Rama do të takohet edhe me presidentin, Isaac Herzog, kryetarin e Parlamentit, Mickey Levy dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.

Të hënën e tre tetorit, një javë pasi hakerët iranianë kanë hyrë në sistemin e vëzhgimit me kamera sigurie, “Homeland Justice” tashmë ka publikuar edhe dokumente të tjera nga skedarët e policisë së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për persona të dyshuar të përfshirë në krime, raporton Euronews Albania.

Ndryshe më 26 shtator, gazetarja Dorjana Bezat kishte raportuar se përmes faqes “Homeland Justice”, hakerët e Iranit kanë publikuar disa video nga sistemi i kamerave të policisë së Tiranës, Peshkopisë, Rinasit, por edhe pikave të kalimit kufitar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në pamjet duken ambientet e ndryshme të komisariateve e drejtorive të policisë, pritjet e qytetarëve, apo dhomat e shoqërimit.

Data në kamera tregon se hakerët kanë pasur akses në muajt qershor, korrik, gusht dhe ditët e para të shtatorit.

Të enjten e 22 shtatorit, Byroja Federale Amerikane e Hetimeve(FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Në raport thuhet se, qeveria iraniane e identifikuar me “Homeland Justice” nisi sulmin në korrik të këtij viti kundër portaleve qeveritare shqiptare, duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.

“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të stilit ransomware dhe një malware për fshirjen e diskut”, thuhet në raport, transmeton Euronews Albania.

Më 7 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Sipas njoftimit të shtetit shqiptar, personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ i ishte kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika