Rama: Të ardhurat nga aktiviteti i basteve online do të shkojnë për fushën e sportit, kulturës dhe teknologjisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e nderimit të shtatë sportistëve të talentuar shqiptarë ka thënë se së shpejti do të kalohet për miratim ligji për aktivitetet e basteve online, për të cilin ka thënë se do të jetë një hap i rëndësishëm për të formalizuar këtë aktivitet.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se të gjitha të ardhurat që do të përfitohen nga aktiviteti i basteve online do t’i kalojnë sportit, teknologjisë dhe kulturës.

“Ne së shpejti do ta kalojmë për miratim në Kuvend, pasi të hyjë këto ditë në procesin e konsultimit publik dhe pastaj në miratimin e qeverisë, ligjin për aktivitetet e basteve online, që do të jetë një hap i rëndësishëm për të formalizuar një aspekt të këtij aktiviteti bastesh”, është shprehur Rama.

Rama ka theksuar se sipas këtij ligji të gjitha të ardhurat do t’i shkojnë sportit, kulturës dhe teknologjisë, si mbështetje e mëtejshme e edukimit digjital të të rinjve.

“Ndryshe nga më parë, këto do të jenë të fokuara vetëm në sport. Do të kemi një strukturë të re që do të bëjë mbikëqyrjen e kësaj industrie të re dhe do të kemi një bord kombëtar ku do të jenë pjesëmarrës nga qeveria, pjesëtarë nga sporti për të përcaktuar ndarjen e fondeve sipas projekteve dhe nevojave të federative sportive, të grupeve apo subjekteve që janë të interesuara për të zhvilluar aktivitete kulturore”.

Tutje ka thënë se për këtë Shqipëria është e para në rajon dhe do të vazhdojë duke shtuar edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika