Rama teksa flet për vërshimet: Vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve mediatike të komunikimit me shpifje

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me vërshimet e fundit që kanë përfshirë dhe Shqipërinë gjatë këtyre ditëve

Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për vërshimet e fundit duke thënë se “teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme”.

Rama ka shtuar se prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë.

“E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e rreshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji”, ka shkruar kryeministri Rama.

“Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë. Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek. Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave”.

Rama ka theksuar se janë duke punuar nëntë agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës “dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme”.

Rama ka potencuar se duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, “KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje!”. Tutje kryeministri Rama ka shtuar se KESH e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve ne këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj).

“Kjo zhvendosja me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit”, ka shkruar më tej Rama.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika