Për fitoren e Kupës së Botës “Katar 2022”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se lojtari argjentinas, Lionel Messi, e fitoi këtë ndeshje me ndihmën “hyjnore”.
Rama në Facebook ka shpërndarë një fotografi të Messi-t me legjendën e ndjerë argjentinas, Diego Armando Maradona.
“Këtë kupë të ‘çmendur’ bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell”, shkruan Rama.
Ndryshe, Argjentina e ka mposhtur Francën, të dielën e 18 dhjetorit, duke fituar në kampionatin botëror të futbollit, Kupa e Botës.
Argjentina, nën drejtimin e lojtarit Lionel Messi, e ka siguruar titullin pas fazës së penalltive me rezultat 4:2.
Ky ka qenë kampionati i fundit botëror i futbollit në të cilin ka luajtur Messi.
Golat për Francën i shënoi Kylain Mbappe gjithsej tri, ndërsa për Argjentiën, shënuan Lionel Messi nga penalltia në minutën e 23-të, pastaj Di Maria në minutën e 36-të, dhe përsëri Messi në minutën e 108-të.
Përndryshe, Argjentina ka fituar Kupën e Botës për herë të tretë (1978 dhe 1986), 36 vjet nga triumfi i saj i fundit në 1986. Vetëm Italia (44 nga 1938 deri në 1982) ka pasur ndonjëherë një diferencë më të madhe mes fitimit të dy Kupave të Botës.
Lionel Scaloni është trajneri i tretë në histori që fiton Kupën e Botës (2022) dhe Copa América (2021), pas Mário Zagallo (1970 Kupa e Botës, 1997 Copa América) dhe Carlos Alberto Parreira (1994 Kupa e Botës, 2004 Copa América ), që të dy e bënë këtë me Brazilin.