Rama u drejtohet të rinjve: Mos ikni në Angli, me 30 mijë paund bëni ekonomi në Kukës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ftuar të rinjtë që po emigrojnë në Angli të merren me agroturizëm, sepse Qeveria e Shqipërisë do t’i përkrahë ata

Kryministri i Shqipërisë, Edi Rama

 





Emigrimi i të rinjve shqiptarë është bërë temë për kryeministrin Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka thënë se paratë të cilat të rinjtë i japin për të dalë në Angli, me ato para mund ta ndërtojnë jetën e tyre në Kukës.

“Është kollaj të qeshësh e të helmosh, por unë e përsëris se të gjithë ata që paguajnë nga 30 mijë paund për të marrë ato rrugët e frikshme të emigracionit klandestin duke ua lënë kursimet në dorë trafikantëve në kërkim të një parajse që nuk kanë për të gjetur në Angli, me ato 30 mijë paund mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës”, ka theksuar Rama.

Ai i ka thënë se të rinjtë që dëshirojnë të merren me agroturizëm, Qeveria e Shqipërisë do t’i mbështesë. Me këtë lami, sipas Ramës, do të fitojnë me shumë sesa në Angli.

“Këtë e them bazuar në realitetin e agroturizmit që janë ndërtuar. Ne do mbështesim të gjithë ata të rinj që duan të bëjnë një agroturizëm. Nga agroturizmi do të fitonin më shumë se puna në të bardhë apo të zezë që do të bëjnë në Angli”, ka thënë Rama.

“Investimet që po bëhen janë të një propocioni që e mundëson rritjen e qarkullimit në turizëm. Aeroporti i Vlorës po ecën me ritme shumë të mira dhe është i garantuar me Aeroportin e Mynihut, që do të jetë operator i Aeroportit të Vlorës”.

“Aeroporti i Sarandës do të jetë në kantier. Aeroporti i Kukësit ka hapur perspektivë të re dhe ne po shtyjmë për investime të rëndësishme në zonën e Kukësit përsa i përket turizmit”, ka përfunduar Rama

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika