Rama u përgjigjet akuzave për Portin e Durrësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është kundërpërgjigjur ashpër akuzave për Portin e Durrësit

Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama





Në konferencën e përbashkët me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u është rikthyer sërish akuzave të opozitës sa i takon investimit në Portin e Durrësit.

Në fjalën e tij Rama nënvizoi se ky është një projekt që do të zhvillojë qytetin e Durrësit dhe do të rrisë vlerën e pronave në atë zonë.

“Ndërkohë akuzat me serbë dhe me nuk e di se çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të madh non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huaj në rajon. Për një investim që do të jetë krenari kombëtare, pasi do të transformojë njëherë e përgjithmonë dhe do të çojë në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri, do të rrisë vlerat e pasurive të patundshme në gjithë zonën e Durrësit”, ka thënë Rama, raporton Euronews.al.

“Do të rrisë vlerën dhe çmimet e gjithë hotelerisë në zonën e Durrësit, do të rrisë eksponencialisht punësimin, jo vetëm për zonën e Durrësit, por edhe të Tiranës, s’do të krijojnë zinxhir ekonomik, vlerë për mijëra fermerë që prodhojnë ushqime që do të duhet të konsumohen në qytetin e Durrësit. Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare pa lartësuar emrin e Shqipërisë kudo që flas. Berisha është një spiun komunist”, ka vijuar ai.

Rama i akuzoi mediat se janë duke e deformuar të vërtetën e Portit të Durrësit.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika