Rama: Universitetet tona do të bëhen pjesë e aleancës së arsimit të lartë në Evropë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendimi lidhur me universitetet paraqet herën e parë që merret një vendim i tillë për një shtet joanëtar të BE-së





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se pas samitit, ai po del me një lajm të mirë për studentët, duke thënë se studentët do të kenë mundësi të studiojnë online në Universitetet evropiane.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se kjo është hera e parë që merret një vendim i tillë për një shtet joanëtar të BE-së.

“Dua t’u them studentëve se nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus, por do të përfshihen në aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Nga një moment i caktuar, pasi të jenë përfunduar të gjitha procedurat studentët tanë, fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në çdo universitet evropian në mënyrë dixhitale. Universitetet tona mund të lidhin aleanca dhe të rriten së bashku me Universitetet evropiane. Kjo është diçka që ishte e mundur vetëm po të ishte anëtar.”, tha Rama.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka mbajtur samitin në Tiranë, samit ky i cili është vlerësuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sikurse një faktor i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian ka treguar qartazi se do të jetë në mbështetje për rajonin.

“Kjo ishte hera e parë që blloku del nga kufijtë e tij dhe hera e parë që vjen në një nga shtetet e Ballkanit”, ka deklaruar Rama gjersa ka theksuar se nga ky samit kanë dalë lajme të mira dhe se njëherit, unioni e ka pranuar tashmë faktin se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika