Rama uron festën e Fitër Bajramit me pamjet e Xhamisë së re në Mullet

Kryeministri Rama ka përcjellur urimet e tij për festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë duke shoqëruar pamje të Xhamisë së re të ndërtuar në Mullet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar, të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka përcjellur urimet e tij të shoqëruara me pamjet e xhamisë së re në fshatin Mullet në afërsi të Tiranës.

No photo description available.
Pamje nga brendësia e Xhamisë në Mullet

“Me pamjet e bukura të Xhamisë së re në Mullet, uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit”, ka thënë Rama.

Sheshi “Skënderbej”, në Tiranë është mbushur mëngjesin e së hënës nga mijëra besimtarë myslimanë, ku është organizuar ceremonia e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Tiranë.

Ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit në sheshin e Tiranës

Falja e namazit të Fitër Bajramit u bë në orën 06:20, ndërsa ceremonia filloi më herët.

Besimtarët myslimanë e festojnë Fitër Bajramin, pas 30 ditëve agjërim të muajit të Ramazanit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika