Rama uron Netanyahun: Mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka uruar Benjamin Netanyahu i cili me 20 dhjetor është betuar si kryeministër i izraelit

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i ri i Izraelit, Benjamin Netanyahut.

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e ri të Izraelit, Benjamin Netanyahut.

Rama uroi Netanyahun duke thënë që mençuria dhe përvoja e tij e madhe të shërbejë jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën.

“Urime Bibi Netanyahu në mandatin tuaj të ri si udhëheqës i Izraelit. Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën”, ka shkruar Rama në Twitter.

Rama i kërkoi Netanyahut që më në fund të mbaj premtimin për të vizituar Shqipërinë.

Pas fitores së tij në zgjedhjet e 1 nëntorit , politikani veteran izraelit, Benjamin Netanyahu, i njohur joformalisht si “Bibi”, është betuar si kryeministër i vendit për mandatin e tij të gjashtë më 29 dhjetor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika