Rama: Vëllezër maqedonas dhe shqiptarë në MV, pranojeni propozimin e Francës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që ta pranojnë propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për zhbllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE

Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë dhe presidenti francez, Emmanuel Macron

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që ta pranojë propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për zhbllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se propozimi i Francës është përfundimtar, dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësim.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, ka shkruar Rama.

Ndërkaq, Rama po bën çdo gjë për të mundësuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, pasi ai ka bërë bashkë të gjithë liderët perëndimorë për të diskutuar mbi këtë çështje në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Madrid.

Së pari, Rama është parë me presidentin bullgar, Rumen Radev, shteti i të cilit vetëm një javë më parë votoi më në fund pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo veto bllokonte edhe procesin për Shqipërinë.

Duke qenë se pengesa e vetos nuk është më e pranishme, fjala i takon Maqedonisë së Veriut, për të pranuar propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, rreth hapjes së negociatave.

Për këtë arsye, Rama ka shkuar të flasë me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të cilin Rama “e ka marrë me vete”, për të shkuar më pas te vetë Macron dhe te kancelari gjerman, Olaf Scholz, për t’i bindur që ta pranojnë propozimin e Francës për të hapur rrugën e nisjes së negociatave për anëtarësim.

Rama mbledh liderët perëndimorë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika