Kryeministri i Republikës së Shqipërisë do të vizitojë Kosovën, të enjten. Me këtë rast, ai do të takojë edhe presidenten Osmani.
Siç bën të ditur Zyra e Presidencës së Kosovës, takimi në mes të Osmanit dhe Ramës do të fillojë në orën 16:00.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm të mbajë mbledhjen e dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ishte paraparë të zhvillohej më 14 qershor në Gjakovë, por që ishte anuluar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në një konferencë për media, Kurti e konsideron të arsyeshme mbajtjen e mbledhjes së përbashkët në mes të dy qeverive, por jo takime të tjera.
Kësaj deklarate, kryeministri Rama ka thënë se do t’i përgjigjet të enjten gjatë kohës së tij në Prishtinë.
Në agjendën e publikuar nga Rama, aty thuhet se takimi nga kryeministri Kurti nuk është konfirmuar akoma.
Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë… pic.twitter.com/JWrnpegYoI
— Edi Rama (@ediramaal) July 6, 2023
Kryeministri Rama do të jetë në vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit në Ballkan, i cili ka të bëjë me përgatitjen për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.
Ky i fundit do të pritet nga Tirana në tetor të këtij viti.
Vizitën e tij pas qëndrimit në Prishtinë, Rama do ta vazhdojë në Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë.